Hana e Re

“Të tillët janë të udhëzuar nga zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.”

Kaptina Bekare, Ajeti 5

Kohët e namazit për Burgdorf

Kohët e namazit përditësohen automatikisht çdo ditë.

Kohët zyrtare të namazit përmes SwissMosque (FIDS)

Mirë se erdhët në Xhaminë HANA E RE Burgdorf

Synimet kryesore janë zhvillimi, afirmimi dhe zbatimi i të arriturave nga sfera e fesë Islame, kulturës dhe traditës Shqiptare si dhe Integrimi sa më i mirë në sistemin e Zvicrës i gjithë Antarëve të saj.

Kur'an

E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit

(et-Teubeh, 18).

Reth nesh

Muslimanët Shqiptarë në Burgdorf dhe rethinë ishin disa vite të pa orientuar deri sa themeluan shoqatën BASHKËSIA SHQIPTARE HANA E RE me seli në Burgdorf më datë 01. Korik 2000.

Në atë kohë shumë besimtarë kishin nevojë që të hapet një xhami, ata punuan fuqishëm për mbështetjen e kësaj shoqate dhe vunë në dispozicion edhe faltoren e parë, ku bënin lutjet dhe ibadetet e tyre. Synimi ishte që t’i bashkojnë të gjith bashkëkombasit e vetë që të rruajn traditat fetare dhe kombëtare.

Shoqata që nga themelimi ka regjistruar një rritje të antarëve dhe vizitorëve, e cila rrjedhimisht ka çuar në mungesë të hapësirës në xhami. Prandaj u detyruam që të marim një faltore me hapsir më të madhe.

Shoqata aktualisht ka midis 200 – 250 anëtarë aktivë, kryesisht me origjinë nga Maqedonia e veriut dhe Kosova. Shumë vizitorë të kombësive të ndryshme (Turqia, Siria dhe kombeve të tjera) vijnë për lutjen e së Premtes dhe gjithashtu të Dielave. 

Ne mezi presim edhe për vizitën tuaj.

Shërbimet tona

Mësim-besim për fëmijët

Fëmijët për nga natyra janë kurioz dhe duke ua shpjeguar një mësim apo lexim të Kur'anit mund të fitoni shpërblimin e All-llahut. 15 Vite të rregullta në xhaminë tonë bëhet mësim-leximi i Kur'anit famëlartë.

FRB- Forumi rinor Burgdorf

Forumi rinor Burgdorf është themeluar në qershor të vitit 2018 nga një grup të rinjsh. Qëllimi i themelimit të kësaj organizate ishte afrimi i rinistëve, dhe njohja e tyre për tu prirur ideve të ndritura që mund të bëjn dobi për vendin dhe rrethin ku jetojmë.

Të ndihmojmë njëri-tjetrin

Xhamia vendi ku mblidhemi të gjithë dhe si institucion më i besueshëm shërben për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast vdekje ose ndihma nevojtare.

Sponzorët e Xhamisë

Kalendari 2026

Aktivitetet & Ngjarjet

Ngjarjet kryesore fetare të vitit 2026 në xhaminë Hana e Re

🎉
20. Mars 2026

Festa e Fitër Bajramit

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

🕌 Namazi Ora 07:10 💰 Sadakat-ul Fitri: 20 Fr.
🤲
26. Maj 2026

Dita e Arafatit

Dita e Arafatit është e veçantë, pasi ajo është pjesa kryesore e haxhit dhe dita kur lutjet e haxhinjve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar – ditë e përsosjes së fesë, e festës, e faljes së mëkateve.

🤲 9. Dhul Hixhe 1447
🐑
27. Maj 2026

Festa e Kurban Bajramit

Kurban Bajrami nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit. Mishi ndahet në tre pjesë: familja, të afërmit dhe fqinjët, të varfrit dhe nevojtarët.

🕌 10. Dhul Hixhe 1447
16. Qershor 2026

Viti i ri – 1448 Hixhri

Viti i Ri Islam shënon fillimin sipas kalendarit hixhri. Kujton emigrimin (Hixhra) e Profetit Muhamed ﷺ nga Meka në Medinë. Urojmë që ky vit i ri të sjellë paqe, begati dhe bekime për të gjithë!

🌙 1. Muharram 1448

Keni ndryshuar adresën?

Ju lutemi aktualizoni Adresën tuaj të re, në mënyr që letrat e informimit t'ju dërgojmë në kohë dhe adresë të sakt.

To use reCAPTCHA you must enter the API keys on the Quform settings page.