Hana e Re

Konkurs për imam

Xhamia Hana e Re në Burgdorf shpall konkurs për Imam

XHAMIA HANA E RE NË BURGDORF SHPALL KONKURS PËR IMAM

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS SI IMAM, HATIB DHE MUALIM

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të ketë të kryer së paku shkollë të lartë të shkencave Islame ose përvojë pune (kusht që e kërkon Zvicra për aplikimin e lejes së qëndrimit dhe punës)
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese me xhematin
  • Të jetë i vetëdijshëm për rrethanat e vendit të punës dhe i gatshëm për bashkëpunim me komunitetet fetare, institucionet, etj.
  • Imami duhet të jetë i kualifikuar në profesionin e imamit dhe të ketë aftësi organizative dhe profesionale.
  • Të flasë dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën shqipe, të njoh gjuhën Arabe dhe Gjermane (A1-A2)
  • Të njoh mirë përdorimin e kompjuterit dhe mediumeve sociale

Xhamia HANA E RE Burgdorf ju ofron:

  • Rregullimin e të gjithave dokumentave të nevojshme për lejeqëndrim në zvicër
  • Pagë mujore sipas standardeve zviceriane (100%)
  • Banesë në afërsi të xhamisë ose diku tjetër (imami i mbulon harxhimet mujore të banesës)
  • 5 javë (3+2 javë) pushim në përputhshmëri me ligjin zvicerianë (kryesia e xhamisë vendos për periudhën e pushimit)

Kandidati i zgjedhur, kërkesës për punësim duhet t’ia bashkëngjis edhe këto dokumente:

  • CV-në me të dhënat personale dhe një jetëshkrim të shkurtër rrethë angazhimeve të deritanishme
  • Certifikatë se nuk është i ndjekur dhe nën hetime nga organet e drejtësisë (policia)
  • Kopje të notifikuar të diplomave të ndryshme në origjinal dhe të përkthyera në gjuhën shqipe nga përkthyes i licencuar. Të gjitha diplomatë dhe përkthimet duhet të jenë të vulosura
  • Deklaratë me shkrim se do t’i kryejë të gjitha shërbimet fetare që Bashkësa Shqiptare HANA E RE Burgdorf do të ketë nevojë.

Vërejtje: Përshkrimi i vendit të punës, të drejtat dhe obligimet do të bëhen pasi që kandidati i zgjedhur të pranohet në punë. Të ardhurat personale mujore do të caktohen me vendim të veçantë të kryesisë.

Konkursi mbetet i hapur deri më 31.08.2021

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.

Ju lutena që të plotësoni formularin e dhënë më poshtë.

Për informata më të hollësishme mund të na shkruani në e-post adresën info@hanaere.ch

Kandidatët detyrohen të jenë Imam për 2 muaj në Xhaminë tonë për të marë vlersimin e Xhematit

Në qoft se keni ndonjë dokument shtesë ju lutem ngarkoni