Hana e Re

Moschee Hana e Re Burgdorf

Moschee Hana e Re
Burgdorf

Albanische Vereinigung · Seit dem Jahr 2000 · Gemeinsam im Glauben Bashkësia Shqiptare · Që nga viti 2000 · Së bashku në fe

Unterstütze den Kauf unserer Moschee mit einer Spende Mbështetni blerjen e xhamisë sonë me një donacion

Gebetszeiten für Burgdorf Kohët e namazit për Burgdorf

Die Gebetszeiten werden täglich automatisch aktualisiert. Kohët e namazit përditësohen automatikisht çdo ditë.

Offizielle Gebetszeiten via SwissMosque (FIDS) Kohët zyrtare të namazit përmes SwissMosque (FIDS)

🌙 Ramadan 2026 🌙 Ramazani 2026

Imsakia herunterladen – alle Zeiten für den Ramadan auf einen Blick. Shkarkoni Imsakinë – të gjitha kohët e Ramazanit në një vend.

Fitër Bajrami: 20. März 2026, Namazi um 07:10 Fitër Bajrami: 20 Mars 2026, Namazi Ora: 07:10

📥 Imsakia herunterladen 📥 Shkarko Imsakinë
﴿
„Die Moscheen Allahs werden nur von dem besucht und gepflegt, der an Allah und den Jüngsten Tag glaubt, das Gebet verrichtet, die Abgabe entrichtet und niemanden fürchtet ausser Allah." „Xhamitë e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin, japin zekatin dhe nuk kanë frikë nga askush përveç Allahut."

— Surah At-Tawbah (9:18)

Gebetsraum Moschee Hana e Re Burgdorf

Unser Gebetsraum – ein Ort der Ruhe und Besinnung Faltorja jonë – një vend i qetësisë dhe përsiatjes

Über die Moschee Hana e Re Rreth Xhamisë Hana e Re

Die albanischen Muslime in Burgdorf und Umgebung waren viele Jahre ohne eine feste Anlaufstelle, bis sie am 1. Juli 2000 die Albanische Vereinigung Hana e Re mit Sitz in Burgdorf gründeten.

Zu jener Zeit hatten viele Gläubige das Bedürfnis, eine Moschee zu eröffnen. Sie arbeiteten engagiert an der Unterstützung dieser Vereinigung und stellten auch den ersten Gebetsraum zur Verfügung, in dem sie ihre Gebete und Gottesdienste abhielten. Das Ziel war es, alle Landsleute zu vereinen, um die religiösen und nationalen Traditionen zu bewahren.

Seit der Gründung verzeichnete die Vereinigung ein stetiges Wachstum an Mitgliedern und Besuchern, was zu einem Platzmangel in der Moschee führte. Deshalb mussten wir einen grösseren Gebetsraum beziehen.

Die Vereinigung zählt aktuell zwischen 200 und 250 aktive Mitglieder, die vorwiegend aus Nordmazedonien und dem Kosovo stammen. Viele Besucher verschiedener Nationalitäten (Türkei, Syrien und andere) kommen zum Freitagsgebet und auch sonntags. Wir freuen uns auch auf Ihren Besuch!

Muslimanët Shqiptarë në Burgdorf dhe rrethinë ishin disa vite të pa orientuar deri sa themeluan shoqatën Bashkësia Shqiptare HANA E RE me seli në Burgdorf më datë 01. Korrik 2000.

Në atë kohë shumë besimtarë kishin nevojë që të hapet një xhami, ata punuan fuqishëm për mbështetjen e kësaj shoqate dhe vunë në dispozicion edhe faltoren e parë, ku bënin lutjet dhe ibadetet e tyre. Synimi ishte që t'i bashkojnë të gjithë bashkëkombësit e vet që të rruajnë traditat fetare dhe kombëtare.

Shoqata që nga themelimi ka regjistruar një rritje të anëtarëve dhe vizitorëve, e cila rrjedhimisht ka çuar në mungesë të hapësirës në xhami. Prandaj u detyruam që të marrim një faltore me hapësirë më të madhe.

Shoqata aktualisht ka midis 200 – 250 anëtarë aktivë, kryesisht me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Shumë vizitorë të kombësive të ndryshme (Turqia, Siria dhe kombeve të tjera) vijnë për lutjen e së Premtes dhe gjithashtu të Dielave. Ne mezi presim edhe për vizitën tuaj!

2000
Gründungsjahr Viti i themelimit
250+
Aktive Mitglieder Anëtarë aktivë
5
Tägliche Gebete Namaze ditore
Gemeinschaft Bashkësi

Unsere Dienste Shërbimet tona

📖

Religionsunterricht für Kinder Mësim-besim për fëmijët

Kinder sind von Natur aus neugierig – indem wir ihnen eine Lehre oder das Lesen des Korans vermitteln, können sie die Belohnung Allahs erlangen. Seit 15 Jahren wird in unserer Moschee regelmässig der Koran- und Religionsunterricht durchgeführt. Fëmijët për nga natyra janë kurioz dhe duke ua shpjeguar një mësim apo lexim të Kur'anit mund të fitoni shpërblimin e All-llahut. 15 Vite të rregullta në xhaminë tonë bëhet mësim-leximi i Kur'anit famëlartë.

🕌

FRB – Jugendforum Burgdorf FRB – Forumi Rinor Burgdorf

Das Jugendforum Burgdorf wurde im Juni 2018 von einer Gruppe junger Menschen gegründet. Ziel dieser Organisation ist die Annäherung der Jugend und die Förderung von Ideen, die der Gemeinschaft und der Region zugutekommen. Forumi rinor Burgdorf është themeluar në qershor të vitit 2018 nga një grup të rinjsh. Qëllimi i themelimit të kësaj organizate ishte afrimi i rinistëve, dhe njohja e tyre për tu prirur ideve të ndritura që mund të bëjn dobi për vendin dhe rrethin ku jetojmë.

🤝

Einander helfen Të ndihmojmë njëri-tjetrin

Die Moschee ist ein Ort, an dem wir alle zusammenkommen. Als vertrauenswürdige Institution dienen wir dazu, einander in Todesfällen oder anderen Notsituationen zu unterstützen. Xhamia vendi ku mblidhemi të gjithë dhe si institucion më i besueshëm shërben për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast vdekje ose ndihma nevojtare.

Veranstaltungen & Aktivitäten Aktivitetet & Ngjarjet

🎉

Fitër Bajrami (Eid al-Fitr) Festa e Fitër Bajramit

20. Mär

Fitër Bajrami ist das Fest nach dem Ende des Ramadan. Es ist ein Tag der Freude, an dem sich die Muslime versammeln, sich gegenseitig beglückwünschen und gemeinsam feiern. Festgebet um 07:10 Uhr. Sadakat-ul Fitri: 20 Fr. pro Person. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë. Namazi i Bajramit Ora: 07:10. Sadakat-ul Fitri: 20 Fr. për person.

📅 20. März 2026
🕌 Namazi um 07:10 Namazi Ora 07:10
💰 Sadakat-ul Fitri: 20 Fr.
🤲

Tag von Arafat Dita e Arafatit

26. Mai

Der Tag von Arafat ist ein besonderer und bedeutender Tag, denn er ist der Hauptteil der Hadsch. An diesem Tag versammeln sich die Pilger auf der Ebene von Arafat. Er ist ein Tag der Andacht, des Festes und der Vergebung der Sünden. Dita e Arafatit është e veçantë, pasi ajo është pjesa kryesore e haxhit dhe dita kur lutjet e haxhinjve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar, është ditë e përsosjes së fesë, e festës, e faljes së mëkateve.

📅 26. Mai 2026
🤲 9. Dhul Hijjah 1447 9. Dhul Hixhe 1447
🐑

Kurban Bajrami (Eid al-Adha) Festa e Kurban Bajramit

27. Mai

Das Opferfest erinnert an die Bereitschaft Ibrahims, seinen Sohn auf Gottes Geheiss zu opfern. Nach islamischer Tradition wird ein Tier geopfert und das Fleisch in drei Teile aufgeteilt: für die Familie, für Verwandte und Freunde, und für Bedürftige. Festa e Kurban Bajramit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë: Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

📅 27. Mai 2026
🕌 10. Dhul Hijjah 1447 10. Dhul Hixhe 1447

Islamisches Neujahr – 1448 Hidschri Viti i ri – 1448 Hixhri

16. Jun

Das islamische Neujahr markiert den Beginn eines neuen Jahres nach dem Hidschri-Kalender. Es erinnert an die Auswanderung (Hidschra) des Propheten Muhammad (Friede sei mit ihm) von Mekka nach Medina im Jahre 622 n. Chr. Dieser Tag ist eine Gelegenheit zur Besinnung, zum Dankgebet und zur Stärkung des Glaubens. Viti i Ri Islam shënon fillimin e një viti të ri sipas kalendarit hixhri. Ai kujton emigrimin (Hixhra) e Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të) nga Meka në Medinë në vitin 622 pas Krishtit. Kjo ditë është një mundësi për reflektim, falënderim dhe përforcim të besimit. Urojmë që ky vit i ri të sjellë paqe, begati dhe bekime për të gjithë!

📅 16. Juni 2026
🌙 1. Muharram 1448
🕌

Freitagsgebet (Jumu'ah) Namazi i Xhumasë

Wöchentlich Çdo javë

Das wöchentliche Freitagsgebet findet regelmässig in unserer Moschee statt. Alle Muslime sind herzlich eingeladen. Namazi i Xhumasë mbahet rregullisht në xhaminë tonë. Të gjithë muslimanët janë të mirëpritur.

📅 Jeden Freitag Çdo të premte
👥 Offen für alle Hapur për të gjithë
﴿
„Und wahrlich, die Moscheen gehören Allah. So ruft neben Allah niemand anderen an." „Dhe se xhamitë janë vetëm për Allahun, prandaj mos iu lutni askujt tjetër përveç Allahut."

— Surah Al-Jinn (72:18)

📋

Adresse geändert? Keni ndryshuar adresën?

Bitte aktualisieren Sie Ihre neue Adresse, damit wir Ihnen Informationen rechtzeitig und an die richtige Adresse senden können. Ju lutemi aktualizoni Adresën tuaj të re, në mënyrë që letrat e informimit t'ju dërgojmë në kohë dhe adresë të sakt.

Kontakt & Anfahrt Kontakti & Vendndodhja

📍

Adresse Adresa

Kirchbergstrasse 105
CH-3400 Burgdorf

📱

WhatsApp

+41 76 233 34 40
✉️
🌐

Webseite

www.hanaere.ch